Flash News

E-TJERA

U bë baba nga një 13-vjeçare, lirohet nga qelia i riu rom Dritson Kurti

U bë baba nga një 13-vjeçare, lirohet nga qelia i riu rom

Gjykata e Korçës ka shpallur fajtor të riun Dritson Kurti, për veprën penale marrëdhënie seksuale me të mitur, por e ka vendosur në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.

Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të Kurtit duke kërkuar 7 vite burg, të cilat në aplikim të gjykimit të shkurtuar, shkojnë në 4.8 vite. Ishte prokuroria ajo që I kërkoi gjykatës pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burg dhe vënien e Kurtit në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke caktuar shërbim prove për Kurtin për 5 vjet.Avokati Enea Cenko shprehet se çështja e Kurtit do te behet kauzë për një iniciative ligjore për të veçuar nga kjo vepër penale komunitetin rom, pasi bie ne kundërshtim me konventat ndërkombëtare

Dritson Kurti u arrestua në shtator të vitit te kaluar pasi 13-vjeçarja me të cilën ai bashkëjetonte lindi fëmijën në Maternitetin e Korçës.

Rasti shkaktoi reagime të forta publike, për shkak të moshës së vajzës dhe rrethanave që shoqëruan bashkëjetesën.

Gjatë hetimeve, Kurti u përpoq të justifikonte lidhjen me vajzën e mitur duke e mbështetur atë në “traditën” e komunitetit rom, ndërkohë që prokuroria këmbënguli se kemi të bëjmë me një marrëdhënie të paligjshme, duke kërkuar ndëshkim

Të fundit