Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lala: Nëse Gjykata e Lartë liron Veliajn, krijohet precedent

Ndaj vendimit për “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Gazetarja Klodiana Lala tha në MCN se avokatët pretendojnë se Veliaj nuk përbën rrezik dhe duhet të hetohet në gjendje të lirë, pasi është ende në detyrë si kryetar bashkie.
Lala theksoi se ky është një rast i pazakontë, pasi të gjithë zyrtarët e tjerë janë hetuar jashtë funksionit. Gjykata e Lartë tani duhet të vendosë nëse do të prevalojë interesi i drejtësisë apo funksioni që Veliaj mban. Nëse lirohet, do të jetë rasti i parë me një vendim të tillë.
"Është dorëzuar një rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku kundërshtohet masa e sigurisë "arrest me burg" ndaj zotit Erion Veliaj. Sipas materialeve të dorëzuara dhe argumenteve të mbrojtjes, thuhet se ai është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, duke mos përbërë rrezik për hetimet.
Avokatët e tij pretendojnë se nuk ekzistojnë as kushtet dhe as kriteret ligjore për të mbajtur Veliajn në burg. Ata argumentojnë se ai nuk ka rrezik arratisjeje dhe nuk përbën kërcënim për hetimin, provat apo dëshmitarët. Një nga pikat kyçe të mbrojtjes është fakti që Veliaj është ende kryetar në detyrë i Bashkisë së Tiranës dhe, si i zgjedhur vendor, duhet të lejohet të ushtrojë funksionin e tij.
Bazuar në ligj, pas paraqitjes së rekursit, caktohet një relator dhe një datë shqyrtimi. Besohet se brenda muajit korrik kjo çështje do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Aktualisht nuk ka ende një datë të saktë për seancën në Gjykatën e Lartë, pasi pritet përfundimi i shqyrtimit paraprak. Megjithatë, praktika me raste të ngjashme si ajo e zotit Beqaj, Berisha apo Meta, tregon se shqyrtimi mund të ndodhë brenda afateve të korrikut. Është e rëndësishme të theksohet se kjo është një çështje që, sipas procedurës, mund të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi pa praninë e palëve.
Vendimi për pranimin ose rrëzimin e rekursit mund të merret vetëm mbi bazën e dokumentacionit dhe pretendimeve të paraqitura nga të dyja palët – nga njëra anë mbrojtja e Veliajt, dhe nga ana tjetër, SPAK-u. Gjyqtarja relatore në këtë çështje është Albana Boksi, e cila është transferuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Gjykatën e Lartë, pas kalimit me sukses të procesit të vetingut. Ajo është një nga gjyqtaret e para që kaluan nga Apeli i Posaçëm në Gjykatën e Lartë përmes një procesi konkurrues. Gjykimi në këtë rast do të zhvillohet nga një trup gjykues me tre anëtarë.
Aktualisht është e njohur vetëm relatorja, ndërsa pritet të mësohen edhe dy gjyqtarët e tjerë që do të marrin pjesë në shqyrtim. Ndërkohë, paralelisht me këtë proces në Gjykatën e Lartë, janë zhvilluar edhe dy seanca të tjera në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për çështje që lidhen me informacionin dy mujor të ecurisë së hetimeve.
Njëra prej tyre pritet të zhvillohet nesër. Avokatët do të njihen me provat e reja të paraqitura nga prokuroria dhe nëse nuk evidentohen prova të reja apo të forta, mund të kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë. Veliaj ndodhet në masën "arrest me burg" prej katër muajsh. Seanca e nesërme pritet të jetë e rëndësishme për të ardhmen e tij ligjore. Në lidhje me pyetjen nëse Veliaj ka gjasa të lirohet, ekziston një dilemë e madhe përballë Gjykatës së Lartë:
A do të prevalojë interesi i hetimit të SPAK-ut apo detyra që ushtron aktualisht Veliaj? Ky është një ndryshim thelbësor nga rastet e mëparshme të funksionarëve të lartë, të cilët në kohën e hetimeve nuk kanë qenë më në detyrë. Për momentin, praktika gjyqësore tregon se Gjykata e Lartë nuk ka pranuar lirimin për veprat penale që i atribuohen Veliajt, siç është korrupsioni. Nëse do të ndodhë ndryshe, kjo do të ishte hera e parë që një funksionar i nivelit të tij lirohet nga masa e arrestit në kushtet e një akuze për korrupsion, për shkak të detyrës që ende mban.
Pra, e vetmja rrethanë dalluese në këtë rast është funksioni që Veliaj ushtron. Avokatët e tij mbështesin kërkesën për lirimin pikërisht mbi këtë bazë, duke u distancuar nga precedenti i rasteve të tjera. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Lartë do të ndjekë praktikën e mëparshme apo do të vendosë një standard të ri", tha Lala.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38