Flash News

E-TJERA

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Tiranë 54-vjeçari (Emri)

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Tiranë
Foto ilustruese

Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet si pjesëmarrës në një grupi kriminal.

Në pranga ka rënë Bledar Bedini alias Bledar Imami, i cili rezulton i dënuar në Milano me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Bledar Bedini alias Bledar Imami do ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë

Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni i Kërkimit, gjatë kësaj faze të operacionit “The ëanted”, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.

Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Të fundit