Flash News

E-TJERA

Vija bregdetare në rrezik/ Pse plazhet e Shqipërisë po zhduken dhe kush po e paguan çmimin?

Vija bregdetare në rrezik/ Pse plazhet e Shqipërisë po zhduken
Vija Bregdetare

Bregdetet shqiptare të cilat mirëpresin çdo vit qindra turistë të huaj dhe vendas, janë kthyer në vëmendjen e mediave në prag të çeljes së këtij sezoni veror. Edhe pse këto pasuri natyrore janë fort të lakmuara nga pushuesit, vija bregdetare e vendit tonë fatkeqësisht po përballet me një kërcënim të rritur nga erozioni dhe ndryshimet klimatike. 

Në një reportazh të publikuar së fundmi nga "TRT World" janë paraqitur faktorët që kanë ndikuar në ndryshimet përgjatë vijës bregdetare. Një rast konkret është i vijës bregdetare në Velipojë. Profesori i gjeografisë, Ervis Krymbi shprehet se ndërhyrja pa kriter në rrjetin hidrografik të lumenjeve prishin ekulibrat në natyrë dhe ndikojnë negativisht në territor.

 

Ai u shpreh se paralelisht si njeriu dhe natyra po ndikojnë në këto ndryshime që po shihen ndër vite në bregdetet shqiptare. Ndryshimet klimatike dhe me "ndihmën" e dorës së njeriut po ndikojnë shumë në vijën bregdetare e cila vit pas viti shihet edhe me sy të lirë.

Ndërkohë profesori i gjeografise, Klodian Skrame e përshkroi fenomenin si një kamion që udhëton me 200 km/h dhe se në momentin që do të ndalojë mjetit do të ecë sërish pak metra më tutje. Sipas tij edhe nesë merren masat që sot, impakti do të jepet pas një dekade. Sipas tij erozioni është në fazë të avancuar dhe fillimisht duhet ndaluar dhe më pas të rikuperohet.

Ai thotë se erozioni ka shkaktuar humbjen e plazheve natyrore, duke reduktuar atraktivitetin e destinacioneve turistike si dhe rritjen e rrezikut për infrastrukturën turistike, si hotelet dhe restorantet. Megjithatë sipas tij ata që vuajnë pasojat e gjithë kësaj fatkeqësie janë po njerëzit.

Të fundit