Flash News

E-TJERA

KQZ nis nesër rinumërimin e votave për katër qarqe

KQZ nis nesër rinumërimin e votave për katër qarqe

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të nisë nesër, më 17 qershor në orën 09:00, procesin zyrtar të rinumërimit të 2323 qendrave të votimit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Rinumërimi përfshin edhe 85 kuti votimi nga diaspora dhe do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë. Procesi do të organizohet në 24 tavolina me 24 grupe të posaçme të numërimit dhe do të transmetohet ‘live’ në rrjetet sociale të KQZ-së, duke garantuar transparencë për publikun.

Qarqet e përfshira në këtë proces janë Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan.

Të drejtën për të pasur vëzhgues gjatë rinumërimit e kanë vetëm subjektet që u legjitimuan nga KAS gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore.

Njoftimi i KQZ:

Rinumërimi nga KQZ nis nesër në dt 17 Qershor 2025 ora 09:00.

Pas vendimit të KAS-it, KQZ nis zyrtarisht rinumërimin e 2323 qendrave të votimit (përfshirë 85 kutitë nga votimi jashtë vendit).

Rinumërimi zhvillohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, Tiranë me transmetim LIVE në rrjetet sociale të KQZ

24 grupe/24 tavolina numerimi

Qarqet e përfshira: Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan

Vëzhgues do të kenë vetëm subjektet e legjitimuara gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesave ankimore konkretisht:

1. Qarku Elbasan, Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;

2. Qarku Fier, Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Koalicioni Nisma -Shqipëria Behet;

3. Qarku Durrës, Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;

4. Qarku Tirane, Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Mundësia;

Të fundit