Flash News

E-TJERA

EMRI/ Arrestohet shitësi i drogës në Vlorë

EMRI/ Arrestohet shitësi i drogës në Vlorë
Foto ilustruese

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia në Vlorë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë i riu Rei Kapaj, pasi gjatë kontrollit fizik policia i ka gjetur 60 doza lënde narkotike të llojit cannabis sativa. Dyshohet se 21-vjeçari e ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë i riu është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i policisë:

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka vijuar të ushtrojë kontrolle në lagje të ndryshme të qytetit, ku si rezultat:

Në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 doza lënde narkotike të llojit cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit