Flash News

Rajoni

Trump paralajmëron rikthimin e çështjes Kosovë-Serbi: Biden e dëmtoi

Trump paralajmëron rikthimin e çështjes Kosovë-Serbi:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka rikthyer vëmendjen te çështja Kosovë-Serbi.

Sot premtoi se do të merret me çështjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa komentonte përshkallëzimin e tensioneve Izrael-Iran. 

Përmes një postimi në platformën e tij, Truth Social, Trump tha se gjatë mandatit të tij të parë kishte arritur të parandalojë një konflikt të mundshëm Kosovë-Serbi, të cilin e cilësoi si rrezik për shpërthim të një lufte.

Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me forcë, ashtu siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në luftë”, shkroi Trump.

Ai gjithashtu kritikoi presidentin Joe Biden, duke e akuzuar se me disa “vendime budallaqe” ka dëmtuar perspektivën për një paqe të qëndrueshme në Ballkan.

“Unë e ndalova. Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri”, shtoi Trump.

Në vitin 2020, gjatë presidencës së Trump-it, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizimin ekonomik, ndërmjetësuar nga administrata amerikane.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ishte zbatuar gjatë administratës Biden.

Të fundit