Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, çfarë pritet

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën plenare të radhës.

Sot, pritet të diskutohet Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Kujtojmë se seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së kryeparlamentares Elisa Spiropali e cila udhëtoi drejt Ukrainës.

NJOFTIMI:

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025, URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.6.2025, ora 13:00. II.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.

2. Njoftime.

3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit