Flash News

Bota

Erdogan telefonon Trump: Jemi gati të ndërmjetësojmë për Iranin

Erdogan telefonon Trump: Jemi gati të ndërmjetësojmë

 Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump duke shprehur gatishmërinë e Turqisë për të ndërmjetësuar në krizën mes Iranit dhe Perëndimit për programin bërthamor të Teheranit.

Sipas një deklarate zyrtare nga Presidenca, Erdogan i tha Trump se Turqia është e gatshme të luajë rol aktiv për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë përshkallëzuar situatën dhe kanë çuar në përplasje mes Izraelit dhe Iranit. Erdogan paralajmëron për “katastrofë që mund të djegë gjithë rajonin”. 


Gjithashtu Erdogan përshëndeti deklaratat e fundit të Trumpit për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Teheranit dhe Tel Avivit, duke e inkurajuar që të marrë veprime konkrete.

“Kërkohet veprim i menjëhershëm për të shmangur një katastrofë që mund të vërë flakën të gjithë rajonit,” u shpreh Erdogan sipas deklaratës zyrtare.

Të fundit