Flash News

E-TJERA

Përplasjet e ashpra Izrael-Iran, pesë shqiptarë ndodhen në Tel Aviv! Si paraqitet gjendja e tyre

Përplasjet e ashpra Izrael-Iran, pesë shqiptarë ndodhen në
Foto ilustruese

Përplasjet e ashpra në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit kanë qënë kryefjala e mediave ditët e fundit. Vetëm një ditë më parë dy vendet intesifikuan sulmet mes tyre duke shkatërruar dhjetëra objekte bërthamore dhe baza ushtarake.

Ndërkohë bëhet me dije se pesë shtetas shqiptarë ndodhen në Izrael ndërkohë që sulmet vazhdojnë. Ka qënë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ajo që ka deklaruar se në Tel Aviv ndodhen 5 shqiptarë, por deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

Në njoftimin zyrtar thuhet se tre prej shtetasve shqiptarë janë me status turisti ndërsa dy të tjerë me qëndrim të përkohshëm dhe të pestë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, nuk janë prekur nga sulmet. 

Gjithashtu në njoftim janë vënë në dispozicion numra telefoni të emergjencës, për të kontaktuar Ambasadën Shqiptare atje për çdo rast emergjent të mundshëm.

Njoftimi 

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.

Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës: ???? +972 54 480 6601 ???? +972 54 904 2813″.

 

Të fundit