Flash News

Ditari i Opozitës

"Krim mjedisor"/ Shehu ngre alarmin: Pas Përmetit, mbjetet po digjen dhe në Këlcyrë! Vjosa në rrezik

"Krim mjedisor"/ Shehu ngre alarmin: Pas Përmetit, mbjetet po
Tritan Sehu

Deputeti, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me mbetjet masive që vazhdojnë të digjen në vendin tonë.

Në një reagim në rrjete sociale Shehu ka ndarë disa pamje krahas së cilave shkruan se pas mbetjeve që u dogjën në ladfillin e Piskovës, janë djegur të tjera mbetje mbrëmjen e kaluar në Varibop të Këlcyrës buzë Vjosës. Kjo sipas tij përbën një krim mjedisor, dhe toksifikon mijëra banorë e bagëti të zonës.

Shehu akuzon ministren e Turizmit dhe Mjedisit për këtë skemë kriminale e korruptive pjesë e të cilit janë dhe bashkitë e Këlcyrës dhe Përmetit.

Sipas Shehut djegia e këtyre mbetjeve vjen nga e njëjta dorë kriminale, ndërsa ngre më tej akuza ndaj Prokurorisë përse kjo e fundit nuk ka nisur ende një hetim. 

Reagimi i Shehut 

Mbrëmë u vunë flakën mbeturinat e Lubi Kumbaros në Varibop të Këlcyrës, buzë Vjosës!
Pas djegies së tyre në Piskovë të Përmetit, tani po i djegin edhe në Këlcyrë.
E njëjta “dorë” kriminale!
E njëjta “strategji” kriminale e korruptuar.
Të njëjtat leje grumbullimi në vende dhe kushte jashtëligjore nga Lubia.
Nga deputetja-ministre e Ambientit!
Kjo buzë Vjosës, ajo e Piskovës buzë përroit që derdhet në Vjosë.
Që në kohë shira të mbushin lumin e UNESCO-s.
Në thatësirë e djeg e njëjta dorë, për të fshehur krimin apo përvetësuar fondet e përpunimit.
Duke toksikuar mijëra banorë, bagëti, natyrën vetë.
Dhe e njëjta heshtje nga prokuroria, policia…
Diktati i Lubisë u mbyll gojën edhe atyre.
Ndërsa Bashkitë e Këlcyrës e Përmetit janë pjesë e këtij krimi e korrupsioni vrasës për njerëzit, ambientin, gjënë e gjallë, natyrën e Vjosës.

Të fundit