Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fier-Lushnje, Benz-i përplas nga pas furgonin me pasagjerë, 7 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Fier-Lushnje, Benz-i përplas nga pas furgonin me

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin nacional Fier–Lushnje, pranë zonës së njohur si “pushimi i shoferit”.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz AMG”, që lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, ka goditur nga pas një furgon me pasagjerë që udhëtonte drejt aeroportit të Rinasit. Si pasojë e përplasjes, “Benz”-i ka thyer barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka përfunduar në një kanal kullues anës autostradës, ku është përfshirë nga flakët.

Katër personat që ndodheshin në automjetin luksoz kanë arritur të dalin nga mjeti para se të digjej plotësisht, dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, furgoni i pasagjerëve ka përfunduar disa qindra metra më tej nga vendi i përplasjes. Të shtatë pasagjerët kanë pësuar lëndime, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Lushnjes.

Të fundit