Flash News

Bota

Pas sulmeve izraelite, Irani shqyrton bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Pas sulmeve izraelite, Irani shqyrton bllokimin e Ngushticës së

Irani po shqyrton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit në përgjigje të sulmeve ushtarake izraelite.

Rrjeti shtetëror iranian Press TV citoi parlamentarin iranian, Esmaeil Kowsari, i cili tha se Teherani po e shqyrton këtë veprim, që mund të ketë pasoja të rëndësishme në furnizimet globale me naftë.

“Irani po shqyrton bllokimin e Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik, nga e cila kalojnë më shumë se 17 milionë fuçi nafte për çdo ditë”, tha Kowsari.

Komentet vijnë një ditë pasi Izraeli nisi një seri sulmesh kundër territorit iranian, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe raketore, ku si pasojë u vranë figura të larta ushtarake dhe shkencëtarë.

Vala e sulmeve ka vazhduar dhe ka rezultuar në vdekjen e të paktën 78 personave dhe 320 të tjerë të plagosur.

Irani në hakmarrje lëshoi raketa balistike në disa vende brenda

Izraelit, duke rezultuar në vdekjen e të paktën tre personave dhe plagosjen e më shumë se 170 të tjerëve.

Të fundit