Flash News

E-TJERA

"Zemra që të rrahë për jetën e një fëmije tjetër"/ Dëshira prekëse e babait shqiptar që humbi djalin në Greqi

"Zemra që të rrahë për jetën e një

Një akt dhimbjeje dhe humanizmi i jashtëzakonshëm ka prekur zemrat e të gjithëve pas tragjedisë së dy fëmijëve të mbytur në lumin Arahtho në qytetin e Artës. Babai i 12-vjeçarit shqiptar, Kleonit, i cili humbi jetën bashkë me mikun e tij grek, ka dhuruar zemrën e të birit që të vazhdojë të rrahë në trupin e një fëmije tjetër.

“Djali im iku, e mori Zoti, por zemra e tij mbeti në Greqi. T’i dhurohet një fëmije tjetër, që të vazhdojë jetën që do bënte djali im”, u shpreh babai i Kleonit mes lotësh, duke shtuar një lutje simbolike: “Kur të mësojmë se kush e mori zemrën e tij, le të bëjë mbi të shqiponjën e Shqipërisë.”

Zemrat e dy fëmijëve janë kthyer tashmë në simbole dhurimi dhe shprese. Prindërit e 14-vjeçarit grek, Spiros, vendosën të dhuronin organet menjëherë pas konstatimit të vdekjes klinike, vendim të cilit iu bashkua dhe familja shqiptare e Kleonit. Mjekët në spitalin e Rios në Patra luftuan për 48 orë për t’u mbajtur në jetë, por pa sukses.

“Do ju kujtojmë gjithnjë, ikët si heronj”, kanë shkruar shokët e tyre në letrat e lëna në bregun e lumit, aty ku ndodhi tragjedia.

I prekur deri në lot ka qenë edhe drejtori i repartit të reanimacionit, i cili tha: “Kleoni dhe Spiros, së bashku, hapën flatrat dhe japin jetë tek shumë fëmijë të tjerë. Zemrat nuk kanë ngjyrë.”

Familja shqiptare falënderoi gjithashtu emigrantin shqiptar Letian Gega, i cili u hodh në ujë për të shpëtuar fëmijët. “Faleminderit Leon nga Berati që bëre gjithçka për djalin tim, edhe pse Zoti e deshi për vete”, tha babai me një zë të thyer nga dhimbja.

Ky veprim fisnik i prindërve vjen në një moment dhimbjeje të thellë, por tregon edhe madhësinë e shpirtit njerëzor që tejkalon kufijtë, gjuhën dhe kombësinë.

ARTË, GREQI – Një akt dhimbjeje dhe humanizmi i jashtëzakonshëm ka prekur zemrat e të gjithëve pas tragjedisë së dy fëmijëve të mbytur në lumin Arahtho në qytetin e Artës. Babai i 12-vjeçarit shqiptar, Kleonit, i cili humbi jetën bashkë me mikun e tij grek, ka dhuruar zemrën e të birit që të vazhdojë të rrahë në trupin e një fëmije tjetër.

Të fundit