Flash News

E-TJERA

Mbi 1 kg drogë të fshehur nën sediljen e pasagjerit, policia italiane arreston 49-vjeçarin shqiptar

Mbi 1 kg drogë të fshehur nën sediljen e pasagjerit, policia

Operacion i shpejtë i policisë italianë në zonën e Valerës. Vëmendja u tërhoq nga një makinë që ishte përpara tyre: dy pasagjerët, pranë një rrethrrotullimi, bënë dy kthesa të plota, duke u përpjekur t’i shmangeshin një kontrolli të mundshëm.

Të dyshimtë, karabinierët urdhëruan që automjeti të ndalonte. Shoferi ishte një 46-vjeçar shqiptar, tashmë i rënduar nga dënime të mëparshme për drogë.

I fshehur nën sediljen e pasagjerit ishte një bllok kokaine i mbështjellë me vakuum: 1 kilogram e 140 gramë kokainë.

Në shtëpinë e të dyve, në veriperëndim të qytetit, u gjetën 1,700 euro në një dyshek, ndërsa në bodrum kishte një zarf që përmbante kartëmonedha prej 20 mijë eurosh në para të gatshme dhe një makinë paketimi me vakuum, që me sa duket, është përdorur për paketimin e drogës.

Në një makinë tjetër në dispozicion të të dyve, u gjetën edhe 10 gramë kokainë. Pasi e vlerësoi arrestimin, gjyqtari hetues urdhëroi që 46-vjeçari të mbahej në burg dhe i riu të mbahej në arrest shtëpiak.

Të fundit