
Flash News
Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur
Zjarr pranë qendrës së personave me aftësi të kufizuar në Berat, dyshohet i qëllimshëm
Në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, ekstradohet nga Afrika administratori i Inceneratorit të Fierit
Zjarr në Kavajë, përfshihet nga flakët një pikë grumbullimi hekurash
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt
"42% e popullsisë në rrezik varfërie"/ Pse produktet bazë në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europë ?

Lona, së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e vegjël, ka ardhur nga Gjermania te të afërmit në Shqipëri. Teksa shkoi në supermarket për të blerë produktet e nevojshme për vajzën e vogël 7 muajshe, ajo mbeti e habitur nga çmimet.
Qumështi pluhur që ajo në Baden, qytetin ku jeton, e blen 18.99 euro, nuk e gjeti më lirë se 2800 lekë. Panolinat që kushtojnë nga 5-8 euro, në Tiranë janë mbi 2 mijë lekë (mesatarisht 25 euro).
Vetëm me një blerje shpenzoi 10 mijë lekë (100 euro). “Në Baden, me këtë shumë do të kisha blerë shumë më tepër produkte, jo vetëm për fëmijë, por edhe për veten. Edhe çmimet e ushqimeve në supermarkete janë shumë të shtrenjta”, thotë ajo.
Lona dhe bashkëshorti po shqyrtonin mundësinë për t’u rikthyer në Shqipëri, por e shohin të pamundur jetesën me këto çmime. “Në Gjermani marrim 1200 euro kompensim në muaj për fëmijët, nga 600 për secilin deri sa ata të mbushin 18 vjeç”.
Shqetësimet për çmimet e larta kryesisht të artikujve industrialë në marketet shqiptare në krahasim me vendet e zhvilluara të rajonit dhe Europës janë rritur shumë, sidomos me inflacionin të lartë pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të kujdesit personal dhe produkteve për fëmijë në rrjetin e supermarketeve “Penny” në Gjermani me ato në Shqipëri nxjerr në pah një disbalancë të ndjeshme në koston e jetesës. Shumë artikuj kanë diferencë domethënëse në disfavor të konsumatorit shqiptar.
Për artikujt e pastrimit, detergjentët, shampot etj., dhe produktet për fëmijë u krahasuan çmimet në të njëjtën ditë në rrjetin e marketeve “Penny” në Gjermani dhe marketet e nivelit mesatar në Shqipëri, ndërsa për disa artikuj ushqimorë, duke përfshirë bulmetrat, u morën çmimet mesatare të INSTAT dhe u krahasuan me çmimet në marketet gjermane “Penny”.
Të dhënat krahasuese treguan se çmimet në Gjermani janë mesatarisht 25.6% më të lira se në Shqipëri për 52 artikujt e përfshirë në tabelë. (çmimet në Shqipëri u konvertuan në Euro me kursin zyrtar të BSH, 98.4 lekë).
Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës, sidomos TVSH-së, kostove të larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme etj.
“Ne kemi norma të larta të taksave, sidomos TVSH-së për shportën e ushqimeve, teksa kostot e transportit janë mbi 100 euro për ton” tha Eleni Babameto, zotëruese e kompanisë “Teuta”, një nga importuesit kryesorë në vendin tonë.
Të dhënat tregojnë se pijet joalkoolike, produktet e pastrimit dhe kujdesit personal, bulmetrat, dhe produktet për fëmijë në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta aktualisht se në Gjermani, me diferenca që kalojnë më shumë se 60%.
Pavarësisht se të ardhurat për frymë në Gjermani janë rreth 5 herë më të larta se në Shqipëri, shumë produkte jetike dhe të përdorimit të përditshëm rezultojnë më të shtrenjta në tregun tonë.
Këto diferenca tregojnë një barrë të lartë mbi konsumatorin shqiptar dhe nevojën për politika më të qarta dhe efikase në fushën e konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, tha se çmimet e larta të ushqimeve kanë rritur të ardhurat buxhetore. Këto të ardhura duhen të përdoren për të kompensuar me mbështetje financiare shtresat e varfra të vendit, tha ai.
Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk aplikon lehtësi fiskale për shportën e ushqimeve dhe ndërkohë ka subvencione shumë më të ulëta për të nxitur prodhimin vendas me kosto më të lirë.
Çmimet e larta të ushqimeve janë një nga arsyet kryesore pse shqiptarët çojnë më shumë se 40% të të ardhurave mujore për blerjen e tyre, niveli më i lartë në Europë.
Ushqimet bazë, ku Shqipëria është më e shtrenjtë
Nga të dhënat rezulton se sheqeri është 39% më i shtrenjtë në Shqipëri, 0.97 euro për kilogram krahasuar me Gjermaninë, 0.70 euro për kg.
Edhe vaji i lulediellit ka një diferencë të ndjeshme, me 1.50 euro për litër në Gjermani kundrejt 1.99 euro në Shqipëri, me një diferencë 24%.
Ndërkohë, produktet si patatet, qepët dhe orizi kushtojnë ndjeshëm më lirë në Gjermani – deri në 40% më pak.
Produktet e mishit, Shqipëria më e lirë, por me diferenca të vogla
Produktet e mishit janë më të shtrenjta në Gjermani, siç është rasti i mishit të viçit, që ksuhton 12.29 euro për kilogram Shqipëri (çmimi mesatar INSTAT, janar 2025) ndaj 31.00 euro për kilogram në Gjermani, apo filetos së pulës (6.05 euro/kg në Shqipëri dhe 7.00 euro për kg në Gjermani).
Megjithatë, diferenca nuk është drastike dhe për disa produkte si kremviçet dhe peshku i freskët, diferenca arrin në mbi 3 euro/kg.
Bulmeti, Shqipëria me çmime më të larta
Çmimi i djathit të bardhë në Shqipëri është 9.62 euro/kg, kundrejt 13.00 euro në Gjermani, por kaçkavalli është më i lirë në Gjermani (9.90 euro) se sa në Shqipëri (12.43 euro).
Qumështi dhe kosi janë gjithashtu dukshëm më të lirë në tregun gjerman me 31 dhe 24% më pak.
Vezët kushtojnë afërsisht njësoj në të dyja vendet, ndërsa gjalpi është më i lirë me 6 euro/kg në Gjermani, një diferencë prej 55% nga tregu ynë.
Uji, pijet dhe alkooli – Gjermania më lirë, sidomos për ujin dhe birrën
Çmimi i ujit mineral në Shqipëri është 0.50 euro për litër, ndërsa në Gjermani, vetëm 0.20 euro. Edhe birra rezulton dukshëm më e lirë në Gjermani me 1.79 euro kundrejt 0.70 euro në Shqipëri për një shishe 0.5 litër.
Lëngjet e futave janë shumë më lirë në Gjermani me mbi 50%.
Artikujt e pastrimit dhe higjienës – Shqipëria shumë më e shtrenjtë
Kategoria me diferencën më ekstreme është ajo e detergjentëve dhe produkteve të kujdesit personal. Për shembull, një pako “Finish” me 42 tableta për larëse enësh kushton 16.16 euro në Shqipëri dhe vetëm 9.95 euro në Gjermani, një diferencë prej 6.21 euro apo 38% më shumë.
Edhe produktet e përditshme si “Cif”, “Mastro Lindo”, “Lenor”, apo pasta e dhëmbëve rezultojnë më të shtrenjta në Shqipëri, me diferenca që shkojnë deri në 54%.
Për shembull shampo “Head & Shoulders” shitet për 5.08 euro në Shqipëri dhe vetëm 1.79 euro në Gjermani, një diferencë prej 3.29 eurosh apo gati 65%. Gjithashtu një krem “Nivea” me të njëjtën sasi në Gjermani ishte 80% më lirë në të njëjtën ditë të krahasimit më 29 maj 2025.
Produkte për fëmijë – Shqipëria dyfish më shumë
Çmimi i pelenave “Pampers” për pesha 11-22 kilogramë me 22 copë për fëmijë rezulton 27.34 euro në Shqipëri dhe vetëm 8.70 euro në Gjermani ose 68% më lirë.
E njëjta tendencë vërehet edhe për produktet kozmetike për fëmijë, si kremrat apo shampot, ku diferencat variojnë nga 30% deri në 60% (shiko tabelën).
Ushqimet për fëmijë janë jashtëzakonisht më të shtrenjta. Për shembull produkti “Aptamil Organic 1 Bio 800 gr” kushton në tregun tonë rreth 28 mijë lekë (29 euro) ndërsa në të njëjtën ditë në supermarketin “Penny” në Gjermani kushtoi 18 euro.
Ndërkohë PBB për frymë në Shqipëri është rreth 8 mijë euro, ndërsa në Gjermani, rreth 53 mijë euro. Nga gjithsej 52 produkte të analizuara në tabelë, 42 prej tyre rezultojnë më të lira në Gjermani sesa në Shqipëri.
Nga analiza rezulton se vetëm 9 produkte janë më të shtrenjta në Gjermani sesa në Shqipëri.
TVSH e lartë për ushqimet
Në Shqipëri, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet ushqimore është 20%, një nga normat më të larta në Europë.
Në kontrast, vendet fqinje aplikojnë norma më të ulëta Maqedonia e Veriut 5%, Mali i Zi 7%, Kosova 8%, Serbia 10%, ndërsa mesatarja europiane për ushqimet është rreth 9%.
Kjo barrë fiskale e lartë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve për konsumatorët shqiptarë.
Zonja Babameto tha se Shqipëria ka taksa të larta në përgjithësi më shumë se rajoni dhe TVSH të lartë për ushqimet, si një arsye e fortë për diferencat e larta. Niveli i lartë i TVSH-së ishte arsye për çmimet e larta edhe sipas përfaqësive të kompanisë tjetër të importeve të ushqimeve “Kosmonte Foods”.
Sipas të dhënave nga “Taxfoundation” dhe “Eurofast”, disa vende si Spanja dhe Portugalia kanë ulje të përkohshme deri në 0% për ushqimet bazë, për të përballuar inflacionin.
Vendet e Bashkimit Europian aplikojnë gjerësisht norma të reduktuara të TVSH-së për ushqimet, për të lehtësuar barrën fiskale mbi konsumatorët. Në Francë, për shembull, ndërsa norma standarde është 20%, TVSH për ushqime është vetëm 5.5%.
Gjermania aplikon një normë standarde prej 19%, por vetëm 7% për ushqimet. Po ashtu, Austria 10%, Belgjika 6%, Italia 4% dhe shumë vende të tjera ndjekin të njëjtin model favorizues për produktet bazë të konsumit.
Rast interesant është Suedia, me normë standarde të lartë 25%, por me vetëm 2.6% TVSH për ushqime, ndërsa Irlanda aplikon zero TVSH për produktet ushqimore.
Disa shtete, si Holanda dhe Luksemburgu, kanë zgjedhur norma të moderuara të reduktuara, përkatësisht 9% dhe 3%.
Ndryshe nga Bashkimi Europian, ku Shqipëria synon të anëtarësohet, vendi ynë dallohet për mungesën e një skeme që ndikon drejtpërdrejt në koston e jetesës, sidomos për shtresat më të ndjeshme të popullsisë.
Shqipëria është ndër të vetmet vende që nuk aplikon normë të reduktuar për ushqimet, duke ndikuar negativisht në fuqinë blerëse.
Në të shkuarën ka pasur shpesh propozime për vendosjen e një TVSH-je të reduktuar për produktet ushqimore bazë, por argumenti kryesor kundër ka qenë rënia e të ardhurave në buxhet dhe frika nga abuzimet në zinxhirin e furnizimit.
Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se një sistem me dy norma (standarde dhe e reduktuar) jo vetëm që është i zbatueshëm, por edhe i domosdoshëm për të garantuar drejtësi sociale dhe mbrojtje të konsumatorit.
Varësi e lartë nga importet
Çmimet e larta të ushqimeve në vendin tonë më së shumti diktohen nga baza e ulët e prodhimit dhe varësia nga importet. Në vitin 2024 importet e ushqimeve ishin 2.7 herë më të larta se eksportet.
Rënia e prodhimit në sektorin bujqësor në njërën anë dhe në tjetrën rritja e numrit të konsumatorëve nga turistët po rizgjojnë kanalet e importit të ushqimeve.
Në vitin 2024, importet e ushqimeve në sasi shënuan rritje me 13%, ndërsa në vlerë, me 6.6.%
Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se nga viti 2006 deri në 2024, Shqipëria ka shënuar rritje të dukshme të importeve të ushqimeve në vlerë monetare, ndërkohë që sasia në ton shënoi rritje më të moderuar.
Të dhënat tregojnë një tendencë të qartë drejt rritjes së kostos së importeve ushqimore, duke reflektuar ndryshime në çmime. Importet e ushqimeve në vendin tonë kanë pasur rritje të fortë, sidomos pas pandemisë.
Në vitin 2024, importet e ushqimeve arritën pikën më të lartë historike, mbi 1.300.000 tonë, duke treguar rritje të qartë pas stabilitetit shumëvjeçar.
Ndërkohë, vlera e importeve ushqimore shfaq një rritje të qëndrueshme që nga viti 2006, kur ishte nën 50 miliardë lekë.
Deri në vitin 2021, ajo arrin mbi 100 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 kapërcen kufirin e 160 miliardë lekëve, mbi 3.5 herë krahasuar me 2006.
Kjo ecuri tregon se, edhe pse vëllimi në sasi nuk ka ndjekur të njëjtin trend, shqiptarët paguajnë shumë më tepër për ushqimet që importohen, edhe pse forcimi i Lekut nuk e mbështet këtë fenomen.
Në tre vitet e fundit, Leku është forcuar me rreth 20% ndaj Euros, gjë që duhet të kishte ndikuar edhe në uljen e vlerës së importeve.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vendi ynë po importon sasi të ngjashme, por me kosto gjithnjë e më të lartë.
Kostot e larta të transportit dhe logjistika, një tjetër arsye
“Çmimet e larta të ushqimeve në Shqipëri disfavorizohen nga kostot e larta të transportit dhe logjistika e përshtatshme. Kostot e transportit për 1 ton ushqime janë rreth 100 euro”, – tha zonja Babameto. Aktualisht, çmimi i naftës në Shqipëri është ndër më të lartët në Europë.
Një litër naftë kushton 1.76 euro, dukshëm më i lartë se në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, ku çmimet e karburantit janë më të ulëta së paku 30%.
Në Bashkimit Europian, çmimet e naftës variojnë, por mesatarja është më e ulët se ajo në Shqipëri. Qeveria jonë aplikon taksa më të larta mbi karburantet, të cilat rrisin çmimin final për konsumatorin.
Shqipëria ka gjithashtu deficit në logjistikë. Nuk ka hekurudha funksionale. Tregu dominohet nga kompani të vogla transporti dhe ka kapacitete të dobëta magazinimi profesional.
Ekonomistët përllogarisin se kostot e transportit përbëjnë deri në 15–25% të çmimit final të disa produkteve ushqimore, sidomos të frutave, perimeve, mishit dhe produkteve të freskëta.
Treg i vogël dhe spekulim i lartë
Duke qenë një treg i vogël, shumë kategori produktesh importohen dhe shpërndahen nga pak kompani, çka krijon monopole ose oligopole që vendosin çmime të larta. Supermarketet e mëdha shpesh nuk kanë presion konkurrues të mjaftueshëm për t’i ulur çmimet.
Shqipëria importon rreth 80-90% të produkteve ushqimore të përpunuara, ndryshe nga vendet me bujqësi të zhvilluar. Kjo sjell kosto më të larta për shkak të transportit, taksave doganore etj.
Gjatë periudhave të krizës, si pandemia e COVID-19 dhe lufta në Ukrainë, është vërejtur një rritje e çmimeve të produkteve bazë në Shqipëri me ritme mbi 13% për ushqimet.
Fondi Monetar vërejti se në vendet e rajonit dhe sidomos në Shqipëri kishte elemente të spekulimit me çmimet e ushqimeve.
Në mungesë të mekanizmave efektivë të kontrollit dhe monitorimit nga autoritetet përkatëse, çmimet e larta mbahen në mënyrë spekulative.
Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2024 janë importuar nga jashtë rreth 1,3 milionë kilogram ushqim me vlerë 156 miliardë lekë. Një kilogram nga grupi “ushqim, pije, duhan” kushtoi 120.8 lekë në vitin 2024 nga 129.8 lekë në vitin 2023, me rënie rreth 7%.
Në raport me vitin 2022, çmimi i një kilogrami ushqim dhe pije ka ranë mesatarisht me 17%.
Në anën tjetër, në vitin 2024, inflacioni i grupit ushqim, pije, duhan shënoi rritje me 2.7%. Importet janë përbërësi kryesor i inflacionit, pasi Shqipëria e ka të bazuar konsumin në import.
Mirëpo tregu vendas me pakicë nuk po tregohet elastik ndaj ndryshimeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtar, duke mos përcjellë uljen e çmimeve dhe fitimet nga kursi i këmbimit.
Importuesit dhe distributorët e ushqimeve kanë pohuar, se po përballen me rritjen e kostove të brendshme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore që i ka detyruar të rrisin pagat.
Çmimet e larta të ushqimeve, marrin 40% të buxhetit të familjeve
Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin 2023, një familje shqiptare me mesatarisht 3.7 anëtarë shpenzoi rreth 91,675 lekë në muaj, nga të cilat 36,349 lekë (39.6%) ishin për ushqime dhe pije joalkoolike.
Kjo përqindje është ndër më të lartat në Europë, duke reflektuar se shqiptarët çojnë gjysmën e të ardhurave të tyre për ushqim. Në BE familjet shpenzojnë rreth 13% të buxhetit për ushqime.
Shpenzimet e larta për ushqime gjithashtu lidhen me të ardhurat e ulëta. Shqipëria ka fuqi blerëse sa 34% e BE-së, ndërsa pagat janë rreth 30% më të ulëta se Rajoni.
Kur të ardhurat janë të ulëta, një pjesë më e madhe e tyre shkon për mallra bazë, si ushqimet, që janë të domosdoshme për mbijetesë. Në vendet me të ardhura më të larta, familjet kanë mundësi të shpenzojnë për argëtim, edukim, udhëtime etj., duke ulur përqindjen që zë ushqimi në totalin e shpenzimeve.
Shqipëria ka qenë ndër vendet me inflacion më të lartë për produktet ushqimore pas krizave globale (COVID-19, lufta në Ukrainë), duke rritur më tej peshën e tyre në buxhet.
Nga ana tjetër, ndihma ekonomike dhe mbështetja për familjet me të ardhura të ulëta në raport me PBB kanë pësuar ulje vitet e fundit.
Në vitin 2024, fondet për shpenzimet për ndihmën ekonomike arritën vetëm 1,1% e PBB-së, dukshëm më pak se 1.6% në vitin 2014.
Rënia e vazhdueshme e shpenzimeve buxhetore në raport me PBB-në për shtresat në nevojë vjen në një kohë kur kostot e jetesës, të tilla si çmimet e ushqimeve, qirasë, transportit etj., janë rritur ndjeshëm, duke goditur më fort shtresat në nevojë.
Ndërkohë Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë./Monitor
Të fundit


Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur
14 Qershor 2025, 21:36
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
14 Qershor 2025, 21:18
Lufta Izrael-Iran/ Starmer: Po zhvendosim mjete dhe avionët tanë në Lindjen e Mesme
14 Qershor 2025, 20:58
Ju shtohet uria pas ushtrimeve? Ekspertët rekomandojnë këto ushqime të lehta
14 Qershor 2025, 20:36

Mirënjohje Edi Ramës që vjedhjen e 11 majit e bëri përpara kamerave!
14 Qershor 2025, 19:57

Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni: Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e tjetrit
14 Qershor 2025, 19:19
Këto janë 3 shenjat më xheloze të horoskopit
14 Qershor 2025, 19:01
Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Trump: Nuk do tolerohet!
14 Qershor 2025, 18:46
Nesho: Irani është shkelësi i prodhimit bërthamor
14 Qershor 2025, 18:21
EMRI/ Përplasi 5 këmbësorë, 39-vjeçari kapet nga policia në Kamëz
14 Qershor 2025, 18:01

Përfshihet nga flakët një pikë grumbullimi hekurash në Kavajë
14 Qershor 2025, 17:19
Pas sulmeve izraelite, Irani shqyrton bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
14 Qershor 2025, 17:02

Zjarr pranë qendrës së personave me aftësi të kufizuar në Berat, dyshohet i qëllimshëm
14 Qershor 2025, 16:30
Ja çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni çdo ditë limon
14 Qershor 2025, 16:16




VIDEO/ Përfshihet nga flakët rrokaqielli në Dubai, evakuohen 3,800 banorë
14 Qershor 2025, 15:16
Me këto 5 mënyra, i nxeht përballohet edhe në shtëpi
14 Qershor 2025, 15:08

“Tmerri i Torinos”/ Arrestohen 8 shqiptarë, akuzohen për 68 grabitje banesash në një vit
14 Qershor 2025, 14:50
Zjarr në Kavajë, përfshihet nga flakët një pikë grumbullimi hekurash
14 Qershor 2025, 14:43
Izraeli eliminon 9 shkencëtarë të programit bërthamor iranian
14 Qershor 2025, 14:33
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt
14 Qershor 2025, 14:17
Më pak aparencë, më shumë lidhje: Si po ndryshon mënyra si dashurojnë burrat
14 Qershor 2025, 14:16
Arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj, tentoi dy herë të vriste një biznesmen
14 Qershor 2025, 14:02
Aksident në Rrugën e Arbrit, përfundojnë te Trauma dy turistë të huaj
14 Qershor 2025, 13:37




Gjendet e vdekur turistja brenda apartamentit në Vlorë
14 Qershor 2025, 12:46

Aksident në Levan, kamioni me enë kuzhine përfundon në kanal
14 Qershor 2025, 12:12

Përplasjet te Urdhri i Psikologut, Treska shpall pavlefshmëri të zgjedhjeve
14 Qershor 2025, 11:45
Lihet në burg vëllai i Nuredin Dumanit! ‘Arrest shtëpie’ për pastruesin e parave të Çopjave
14 Qershor 2025, 11:37


Sulmet izraelite/ Mediat amerikane: Irani, ende i paprekur! A po vjen gara për uraniumin?
14 Qershor 2025, 10:52

Fundjava sjell fat për këtë shenjë horoskopi, një surprizë e këndshme po vjen!
14 Qershor 2025, 10:34
Me armë zjarri dhe drogë në makinë, arrestohen dy persona te "Ali Demi" (EMRAT)
14 Qershor 2025, 10:25
Analiza: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
14 Qershor 2025, 10:16
Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe kamarieri në Divjakë (EMRAT)
14 Qershor 2025, 10:07



Shkon në 279 numri i viktimave nga rrëzimi i avionit të Air India në Ahmedabad
14 Qershor 2025, 09:11
Paketat turistike, sa “kushton” Shqipëria
14 Qershor 2025, 08:58


Nga dielli në vranësira, si do të jetë moti këtë të premte në Shqipëri
14 Qershor 2025, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2025, 08:08
KQZ vendos kufizimin e shpenzimeve për fushatën e zgjedhjeve lokale në Kosovë
13 Qershor 2025, 22:54
Izraeli konfirmon mbështetjen e SHBA dhe për neutralizimin e raketave nga Irani
13 Qershor 2025, 22:37
Brenda luftës për ushqim në Gaza/ Historia prekëse e dy të rinjve që sfidojnë urinë
13 Qershor 2025, 22:19
Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin
13 Qershor 2025, 22:05
Posesive dhe toksike, njihuni me 3 shenjat më xheloze të horoskopit
13 Qershor 2025, 21:51
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore!
13 Qershor 2025, 21:40
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq! Dy vëllezërit vdiqën, i treti pret drejtësi
13 Qershor 2025, 21:24
Shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem, Irani sulmon me mbi 100 raketa
13 Qershor 2025, 21:03

Tragjedi në Kurbin/ Zjarr përfshin stallën e derrave, digjen të gjallë 450 krerë
13 Qershor 2025, 20:40
Xhixho: Pa demokraci funksionale, integrimi në BE mbetet iluzion!
13 Qershor 2025, 20:27
Pioli drejt rikthimit në Serie A, kërkon Kristjan Asllanin në projektin e ri te Fiorentina
13 Qershor 2025, 20:14
OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij
13 Qershor 2025, 20:04

BIRN: Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë!
13 Qershor 2025, 19:31
Hakmarrja e paralajmëruar/ Irani ngre flamurin e kuq mbi xhami, pasojë e sulmeve izraelite
13 Qershor 2025, 19:23
Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy anglezët (EMRAT)
13 Qershor 2025, 19:08
Sa i rekomandueshëm është gjumi i drekës për shëndetin?
13 Qershor 2025, 19:01

E rëndë në Itali/ Shqiptari plagos me thikë një 23-vjeçar në Ravenna
13 Qershor 2025, 18:18
Përfshihet nga flakët makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët
13 Qershor 2025, 17:59
Tatimet vendosin paga referencë për turizmin, rroga e kamerierit jo më pak se 70 mijë lekë
13 Qershor 2025, 17:48
Sulmet ndaj Iranit/ Anullohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada
13 Qershor 2025, 17:35
Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit!
13 Qershor 2025, 17:20
Në kërkim nga autoritetet greke për dhunë, vetëdorëzohet në polici Romeo Nazifi
13 Qershor 2025, 16:59
Të hënën seancë plenare në Kuvend, çfarë do të diskutohet
13 Qershor 2025, 16:42


Zjarr në Berat, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre
13 Qershor 2025, 16:06
Skrapar/ Përhapet murtaja e ruminantëve të vegjël, preken 263 bagëti në fshatin Polenë
13 Qershor 2025, 15:58




Sulmet e Izraelit ndaj Iranit rrisin çmimet e naftës në mbarë botën
13 Qershor 2025, 14:56
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të
13 Qershor 2025, 14:41
Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimum të ri historik
13 Qershor 2025, 14:30
Konfirmohet vatra e parë me murtajën e bagëtive të imta në Korçë
13 Qershor 2025, 14:19
Kiara Tito “në zi”, përjeton dhimbje të madhe: . Do më mungoje gjithmonë zëri yt
13 Qershor 2025, 14:13