Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj, tentoi dy herë të vriste një biznesmen

Arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj, tentoi dy herë të

Astrit Sinanaj, 49 vjeç, është vënë në pranga nga policia në kryeqytet, pas një urdhri të Prokurorit të lëshuar më 13 qershor 2025. Ai akuzohet për një sërë veprash penale të rënda, mes tyre edhe dy tentativa për vrasjen e një biznesmeni.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila e ka dënuar Sinanajn me 22 vite burg. Nga këto, atij i mbeten edhe 13 vite për të vuajtur.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Vrasje me dashje, kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të fundit