Flash News

E-TJERA

Gjendet e vdekur turistja brenda apartamentit në Vlorë

Gjendet e vdekur turistja brenda apartamentit në Vlorë
Foto ilustruese

Nje turiste e huaj është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Vlorë. Mësohet se shtetasja e huaj identiteti i të cilës ende nuk bëhet me dije është gjetur e pajetë në ambientet e një apartamenti me qira pranë zonës turistike të Ujit të Ftohtë

Sipas burimeve paraprake, gruaja kishte disa ditë që qëndronte në dhomën e marrë me qira. Trupi i saj është transportuar drejt morgut të spitalit rajonal për ekspertizë mjeko-ligjore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk ka të dhëna të sakta nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo rrethana të dyshimta.

Të fundit