E-TJERA

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy anglezët (EMRAT)

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy
Kevin Nguyen, Milumo Pedrinho

Dy të rinj britanikë, Kevin Nguyen dhe Milumo Pedrinho të dy 21 vjeç, janë shpallur fajtorë për vrasjen e shqiptarit Ervin Baraku ngjarje e ndodhur më 23 korrik të vitit të kaluar.

Mediat e huaja shkruajnë se dy të rinjtë janë dënuar për veprën penale vrasje me dashje. Ngjarja e rëndë ndodhi në stacionin e një metroje në Angli, ku Nguyen dhe Pedrinho u përfshinë fillimisht në një konflikt verbal me viktimën, 33-vjeçarin Ervin Baraku.

Të dy të rinjtë ndoqën shqiptarin në stacionin e metrosë, ku Pedrinho e goditi atë me një thikë të madhe. Ngjarja u pasua nga një ndjekje brutale, dhe 33-vjeçari shqiptar ra nga shkallët pas goditjes, duke pësuar dëmtime të shumta.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por pas një jave më 30 korrik 2024, ndërroi jetë nga plagët e marra. Hetimet urgjente çuan në arrestimin e Nguyen më 24 korrik, ndërsa Pedrinho u arrestua disa ditë më vonë.

Të fundit