Flash News

Ditari i Opozitës

"Fshehja" e hetimit të Benet Becit/ Kalaja: SPAK-ut i ka plasur cipa! Po fortifikon pushetin e Edi Ramës

"Fshehja" e hetimit të Benet Becit/ Kalaja: SPAK-ut i ka plasur
Adriana Kalaja

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka komentuar këtë të premte marrjen në hetim nga SPAK të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, që në tetor 2024 dhe publikimin e këtij fakti gati 8 muaj më vonë, vetëm pas zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit.

E ftuar në Syri TV, Kalaja ngriti akuza ndaj SPAK se ky i fundit bën çdo gjë për të fortifikuar pushtetin e kryeministrit Rama. Sipas Kalasë asnjë hetim nuk është meritë e SPAK, por çdo gjë vjen e gatshme nga institucionet partnere nga përgjimet e SKY EnchroChat. 

Kalaja: Tashmë SPAK i ka plasur cipa. Çdo gjë që po bëhet sot po bëhet në mënyrë të hapur. Është një institucion që çdo gjë që e bën e bën për të fortifikuar pushtetin e Edi Ramës. Ju e mbani mend se si i fitoi mandatet në Qarkun Durrës në 2021, kur Rama ishte drejtues politik dhe i listës së deputetëve.

Pasi u përdor Lefter Koka, u detyrua që pas zgjedhjeve, ku mori mbi 25 mijë vota bashkë me të tjerë deputetë të arrestuar, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj periudhe, ministra të ndryshëm , ish-ministra, kryetarë dhe ish-kryetarë bashkish, sëmureshin, jepnin dorëheqjen pastaj arrestoheshin ose merreshin persona nën hetim.

Kjo tregon minimalisht dhënien e informacionit nga Altin Dumani dhe ‘Dumanët’ e tjerë, duke informuar Edi Ramën që porosia jote i nderuar kryeministër sot u mbarua.

Këto të gjitha, duke përfshirë edhe arrestimet e fundit, asgjë nuk është produkt apo meritë e SPAK. Çdo gjë vjen e gatshme nga institucionet partnere, nga përgjimet e SKY EnchroChat, nga përgjimet të tjera. 

Të fundit