Flash News

Ditari i Opozitës

Xhixho: Pa demokraci funksionale, integrimi në BE mbetet iluzion!

Xhixho: Pa demokraci funksionale, integrimi në BE mbetet iluzion!
Erisa Xhixho

Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur shqetësime këtë të premte mbi situatën politike dhe zgjedhore në vend.

Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet Europiane, Xhixho theksoi se procesi i integrimit europian nuk mund të ecë përpara pa zgjedhje të lira dhe institucione funksionale.

Xhixho akuzoi qeverinë për përdorim politik të administratës dhe burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve. Sipas saj, ndryshimi i standardeve reale për qytetarët është thelbësor për një integrim të vërtetë në BE.

Reagimi i plotë i Xhixhos

Gjatë fjalës time në Komisionin për Çështjet Europiane theksova se:
• Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme jemi shumë larg procesit të integrimit europian. Qytetarët nuk ishin të lirë për të zgjedhur më 11 maj!
• Administrata publike u përdor në mënyrë masive në funksion të Rilindjes.
• Qeveria përdori bonusin e pensioneve dhe faljen e gjobave, në kundërshtim me ligjin zgjedhor.
• Ne si Parlament jemi kthyer në një ministri të qeverisë, mungon llogaridhënia dhe roli kontrollues i Parlamentit.
Ky proçes më së pari duhet të ndryshojë standardet reale të qytetarëve dhe të mos mbetet në letër për hir të integrimit. Angazhimi ynë është maksimal. Garantimi i standardeve europiane në vend, që qytetarët shqiptarë të mos emigrojnë masivisht siç kanë bërë vitet e fundit, është arsyeja që duhet të na udhëheqë në këtë proces!

Të fundit