Flash News

Bota

Brenda luftës për ushqim në Gaza/ Historia prekëse e dy të rinjve që sfidojnë urinë

Brenda luftës për ushqim në Gaza/ Historia prekëse e dy

Ndërsa bllokada izraelite mbi shpërndarjen e ushqimeve në Gaza ka sjellë një krizë të thellë humanitare, dy të rinj po bëhen simbol i qëndresës dhe përpjekjeve për të mbijetuar në kushte ekstreme.

Salem Madhat Alaydi, banor i Gazës veriore, tregon se çdo ditë ecën për më shumë se një orë për të mbërritur në një mensë që dikur siguronte një vakt të vetëm për familjen e tij me shtatë anëtarë. “Ishte si një litar shpëtimi për ne,” thotë ai, duke kujtuar momentin kur vendi u mbyll në fund të majit, duke i lënë ata pa asnjë burim tjetër ushqimi.

Ndërkohë, pranë qytetit të Gazës, Aya Ehab Zaid, një vajzë e re që është zhvendosur më shumë se 15 herë për shkak të bombardimeve dhe pasigurisë, drejton një “kuzhinë të të varfërve”. Ajo përdor donacionet që i vijnë përmes internetit për të gatuar dhe ndarë ushqim me familjet e prekura nga uria. “Nuk do të ndalem. Ky është komuniteti im dhe ata kanë nevojë për mua,” tha ajo me vendosmëri.

Sipas agjencive të ndihmës, Gaza përballet me kërcënimin real të një urie në shkallë të gjerë, pas më shumë se 80 ditësh bllokadë mbi hyrjen e ndihmave humanitare dhe ushqimore, e cila përfundoi vetëm në mesin e majit.

Pamjet dhe dëshmitë nga terreni ofrojnë një pasqyrë rrëqethëse të betejës së përditshme për mbijetesë, ku shpresa dhe solidariteti janë bërë armët më të forta të njerëzve të zakonshëm.

Të fundit