Flash News

Bota

Izraeli konfirmon mbështetjen e SHBA dhe për neutralizimin e raketave nga Irani

Izraeli konfirmon mbështetjen e SHBA dhe për neutralizimin e raketave

Izraeli ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera aleate luajtën një rol kyç në neutralizimin e raketave të lëshuara nga Irani të premten në mbrëmje.

Lajmi u bë i ditur nga dy burime izraelite për CNN, të cilat thanë se ndihma ndërkombëtare ishte thelbësore për mbrojtjen ajrore të vendit.

Sipas njërit prej burimeve, përveç SHBA-ve, edhe disa shtete të tjera të rajonit ofruan mbështetje, duke ndihmuar në kapjen e raketave në mënyrë të ngjashme me ndërhyrjet e tyre gjatë sulmeve të prillit 2024.

Në prill të vitit të kaluar, Irani kishte lëshuar mbi 300 predha ndaj Izraelit, përfshirë rreth 170 dronë dhe mbi 120 raketa balistike.

Sipas ushtrisë izraelite, 99% e tyre u neutralizuan falë sistemeve të mbrojtjes ajrore të Izraelit dhe ndihmës së “partnerëve ndërkombëtarë”.


Tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa ndërhyrjet ajrore dhe shkëmbimet e zjarrit mes palëve po rikthejnë frikën për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak.

Të fundit