Ditari i Opozitës

Fshehja e hetimit ndaj Benet Becit/ Spahia: SPAK i shërben Ramës! Po mbulon korrupsionin politik

Fshehja e hetimit ndaj Benet Becit/ Spahia: SPAK i shërben Ramës! Po
Bardh Spahia

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka folur këtë të premte mbi marrjen nën hetim të kryebashkiakut aktual të Shkodrës, Benet Beci i cili akuzohet për korrupsion.

Duke folur për SYRI TV, Spahia, ka deklaruar se akuzat që rëndojnë ndaj Becit kanë qënë publike dhe të faktuara edhe më herët për opinionin publik shqiptar. 

Spahia thotë se e reja në këtë situatë është përfshirja e strukturave të shtetit nisur nga fakti që hetimi kishte nisur 8 muaj më parë por SPAK zgjodhi ta mbajë të fshehtë në funksion të një fushate elektorale sipas tij të manipuluar.

Në këtë kontekst, Spahia sjell në vëmendje raste të tjera që dëshmojnë sipas tij një sistem të kapur nga politika, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë përballë opinionit publik shqiptar.

Bardh Spahia: Për hir të së vërtetës, akuzat për korrupsion ndaj zotit Beci kanë qenë publike dhe ka një njohuri të gjerë në opinionin publik shqiptar në akuzat ndaj tij, të faktuara tashmë për korrupsion në postet e ndryshme që ka mbajtur.

Ajo çfarë del sot në pah është një tjetër aspekt, akoma dhe më i trishto: përfshirja e strukturave të shtetit akoma më keq të atyre ligjzbatuese, në mbulimin e akuzave ndaj zotit Beci, çka tregon përfshirjen e strukturave të shtetit, në rastin konkret të SPAK-ut në fushatën elektorale dhe pozicionimin e tyre në partinë shtet, pra të PS.

Kjo ishte risia e kësaj shkrese të bërë publike mbrëmë nga SYRI TV dhe zoti Peka, çka ka pasur një impakt të fortë publik pikërisht për konfirmimin e akuzave të opozitës, për përfshirje jo vetëm të strukturave qeveritare, ligjzbatuese siç është policia por edhe të strukturave të drejtësisë, ato që u betuan si të pavarura. Për ironi të fatit kemi dy raste tipike, rastin e akuzave ndaj ish kryetarit të bashkisë Shkodër, pra ndaj meje e cila ishte evidente, ishte e stisur politikisht ndaj kemi informacionet se kush është përfshirë dhe kush është shtytësi i vërtetë, iniciatori politik i akuzave ndaj meje, qesharake ndaj meje, sepse kam larguar një person me precedent penal, me kontrollin e lartë të shtetit, për ta larguar nga detyra për abuzime dhe me tagrin e plotë që i jep ligji kryetarit të bashkisë.

Por kjo nuk kishte rëndësi për SPAK-un, mjafton të iniciohej një procedurë, një proces i cili do të kishte impaktin e vet në opinionin publik, pikërisht pak para fushatës elektorale dhe për ta vazhduar pastaj gjatë fushatës elektorale ku jam thirrur në mënyrë absurde për këtë akuzë qesharake.

Të fundit