Flash News

E-TJERA

Sulmet ndaj Iranit/ Anullohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada

Sulmet ndaj Iranit/ Anullohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe
Foto ilustruese

Situata e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit, ka sjellë anullimin e disa fluturimeve me vendin tonë.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, janë anulluar dy fluturime nga Tel Aviv drejt Tiranës dhe një fluturim nga Tirana drejt Tel Avivit.

Mësohet se një prej avionëve nga Tel Aviv duhej të mbërrinte në Tiranë në 15:40 dhe tjetri në 16:20, por të dy janë anulluar. Ndërkohë, nga Tirana ishte parashikuar një fluturim në orën 17:20 drejt Tel Avivit, por edhe ai është anulluar.

Ministria e Jashtme e Izraelit po ashtu ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në të gjithë botën, përfshirë edhe ambasadën në Shqipëri.

Situata në Lindjen e Mesme është bërë gjithnjë e më e paqartë, pasi përveç sulmeve të Izraelit ndaj objekteve në Iran, janë rritur edhe përpjekjet diplomatike dhe shqetësimet ndërkombëtare për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit. Kjo ka krijuar pasiguri në fluturimet dhe transportin ajror ndërkombëtar, përfshirë edhe ato që lidhin Shqipërinë me Izraelin.

Në këto kushte, autoritetet ajrore dhe linjat ajrore kanë këshilluar pasagjerët përmes njoftimeve zyrtare të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara nisjes dhe të merren masa për ndonjë ndryshim apo rimbursim në rast se fluturimet anulohen.

Të fundit