Flash News

E-TJERA

Aksident në Levan, kamioni me enë kuzhine përfundon në kanal

Aksident në Levan, kamioni me enë kuzhine përfundon në kanal
Pamje nga aksidenti

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në hyrje të kryqëzimit të autostradës Levan–Tepelenë. Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në kanal.

Mësohet se mjeti po lëvizte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës dhe ishte i ngarkuar me enë kuzhine dhe qelqurina. Dyshoeht se shkak për aksidentin është bërë bllokimi i timonit të mjetit.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, por dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme për shkak të ngarkesës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rastit. 

Të fundit