E-TJERA

E rëndë në Itali/ Shqiptari plagos me thikë një 23-vjeçar në Ravenna

E rëndë në Itali/ Shqiptari plagos me thikë një

Një ngjarje e rëndë me protagonistë emigrantë ka ndodhur pasditen e së premtes në zonën e Ravenës. Një shtetas shqiptar, mbi të pesëdhjetat, ka plagosur me thikë një 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pas një konflikti për shkaqe ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja duke përdorur një motoçikletë. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane dhe sipas mediave vendase, rezulton një emër i njohur për policinë për precedentë të mëparshëm penalë.

I riu i plagosur është transportuar me urgjencë në spitalin “Bufalini” të Cesenas me helikopter, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet e paqartë.

Policia dhe karabinierët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Hetimet janë në vijim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që motivet të kenë qenë të natyrës personale apo të ndonjë konflikti të mëparshëm.

Të fundit