E-TJERA

Në kërkim nga autoritetet greke për dhunë, vetëdorëzohet në polici Romeo Nazifi

Në kërkim nga autoritetet greke për dhunë,
Foto ilustruese

34-vjeçari shqiptar, Romeo Nazifi i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritet greke për një ngjarje dhune të ndodhur në Athinë është vetëdorëzuar në Polici. Nazifi u shpall në kërkim nga autoritetet greke pas një incidenti të dhunshëm që ndodhi më 7 qershor, kur bashkë me dy persona të tjerë, u filmua duke goditur një punonjës të pastrimit publik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në zonën e Agios Nikolas, kur një automjet me tre pasagjerë ka tentuar të parakalojë një makinë pastrimi. Pas dështimit për ta realizuar këtë manovër, tre të rinjtë kanë zbritur nga automjeti dhe kanë dhunuar punonjësin e pastrimit me grushte. Mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga momenti i dhunës.

Mediat vendase shkruajnë se Nazifi rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal. Ai ka një histori të gjatë të përfshirjes në aktivitete kriminale, duke u akuzuar për vjedhje, drogë, grabitje, vjedhje automjetesh, dhunë në familje, kërcënime dhe dëmtime trupore. Po ashtu, ai ka pasur një incident të mëparshëm në vitin 2022, kur u plagos me armë zjarri në Burnazi.

Pasi u vetëdorëzua në polici, Nazifi pritet të dalë para gjykatës, ku do të vendoset nëse do të lëshohet një urdhër arresti ndaj tij.

Të fundit