Flash News

Bota

Hakmarrja e paralajmëruar/ Irani ngre flamurin e kuq mbi xhami, pasojë e sulmeve izraelite

Hakmarrja e paralajmëruar/ Irani ngre flamurin e kuq mbi xhami, pasojë

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit po arrijnë një tjetër kulm, pasi flamuri i kuq, simbol i hakmarrjes dhe luftës, është ngritur mbi Xhaminë Jamkaran në qytetin e shenjtë Qom. Veprimi u realizua pak minuta pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, premtoi një “ndëshkim të ashpër” ndaj Izraelit, pas një vale sulmesh që i kanë kushtuar jetën disa zyrtarëve iranianë.

Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet iraniane e përdorin flamurin e kuq në raste të rralla dhe ekstreme, si sinjal se vendi është gati të përgjigjet ushtarakisht. Kjo është parë si një mesazh i drejtpërdrejtë për Izraelin dhe aleatët e tij.

Qindra qytetarë u mblodhën në ambientet pranë Xhamisë Jamkaran, ku brohorisnin për “ndëshkim” dhe “hakmarrje”, duke dënuar sulmet izraelite që besohet se synuan objektiva të rëndësishëm brenda territorit iranian.

“Nuk do të qëndrojmë të heshtur. Izraeli ka kryer një krim të rëndë ndaj kombit tonë dhe ata duhet të presin një ndëshkim të rëndë,” deklaroi Khamenei në një fjalim të drejtpërdrejtë.

Ngritja e flamurit të kuq përforcon paralajmërimet se Republika Islamike mund të ndërmarrë një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshme në rajon, duke ndezur shqetësime për një përshkallëzim të madh ushtarak në Lindjen e Mesme.

Situata mbetet e tensionuar dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet.

 

 

Të fundit