Flash News

E-TJERA

Me armë zjarri dhe drogë në makinë, arrestohen dy persona te "Ali Demi" (EMRAT)

Me armë zjarri dhe drogë në makinë, arrestohen dy persona te
Arma e zjarrit

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të lëndëve narkotike. 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Krisald Kundraxhi, 38-vjeç pasi është kapur me armë zjarri dhe lëndë narkotike në makinë teksa ishte duke lëvizur në rrugën "Ali Demi" në kryeqytet. Gjithashtu është arrestuar edhe shoku i tij Jurgen Kovaçi, 34-vjeç, pasagjer në mjet për moskallëzim krimi. 

Gjithashtu nga kontrollet e Policisë në banesën e 38-vjeçarit janë gjetur  1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme të cilat janë sekuetsruar në cilësinë e provës materiale. 

Dy të rinjtë janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i Plotë i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Vihet në pranga dhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në  vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

J. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit