Flash News

Kosova

KQZ vendos kufizimin e shpenzimeve për fushatën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

KQZ vendos kufizimin e shpenzimeve për fushatën e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka zhvilluar sot mbledhjen e 37-të në këtë vit, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi. Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik, në komunën ku do të marrë pjesë në zgjedhje, ka të drejtë të shpenzojë deri në 2 euro për çdo votues të regjistruar në atë komunë. Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjithashtu, kufizimet e shpenzimeve maksimale të lejuara për fushatë zgjedhore zbatohen për çdo mall dhe shërbim të shpenzuar në komunat përkatëse për qëllime të fushatës pa marrë parasysh kohën e blerjes apo të pajisjes me shërbime.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushatës së zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve në secilën komunë, sipas të cilës numri i përgjithshëm i votuesve në vendin tonë është 2,071,544 votues. Në vazhdim të mledhjes, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 16,126,364 euro.

KQZ vendos kufizimin e shpenzimeve për fushatën e zgjedhjeve lokale

Të fundit