Flash News

POLITIKOFF

Ju shtohet uria pas ushtrimeve? Ekspertët rekomandojnë këto ushqime të lehta

Ju shtohet uria pas ushtrimeve? Ekspertët rekomandojnë këto

Pas një stërvitjeje intensive, na vjen uria. Dhe nëse i dorëzohemi asaj duke konsumuar ushqime të pashëndetshme, ndihemi sikur kemi bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa, pasi kompensojmë të gjitha kaloritë që kemi humbur gjatë stërvitjes, dhe madje edhe më shumë, pa i siguruar trupit tonë lëndët ushqyese përkatëse.

Por si mund të ngopeni pa u dorëzuar ndaj teprimeve dietike?

Nutricionistet rekomandojnë ushqimet e mëposhtme të shëndetshme pas stërvitjes, të cilat janë njëkohësisht të shijshme dhe të pasura me elementë të dobishëm dhe energji.

1. Arra dhe fruta të thata.

2. Vezë të fërguara me spinaq.

3. Shkopinj karrote me humus.

4. Kos me manaferra të freskëta, kanellë dhe arra.

5. Bukë e thekur me salmon të tymosur dhe kërpudha.

6. Qumësht me kakao

7. Bukë e thekur me gjalpë kikiriku dhe shurup panje.

8. Byrekë me humus.

9. Një gotë lëng frutash natyral dhe një grusht arra.

10. Qumësht me drithëra.

Të fundit