Flash News

E-TJERA

Zjarr pranë qendrës së personave me aftësi të kufizuar në Berat, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr pranë qendrës së personave me aftësi të kufizuar
Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë këtë të shtunë pranë Qendrës Rezidenciale Lira në qytetin e Beratit. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vendosur disa goma në afërsi të kësaj qendre, ku strehohen persona me aftësi ndryshe dhe më pas i kanë djegur ato.

Mësohet se ka qënë edukatorja e kësaj qendre ajo e cila ka njoftuar policinë dhe zjarrfikësen të cilat kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Të fundit