Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Kurbin/ Zjarr përfshin stallën e derrave, digjen të gjallë 450 krerë

Tragjedi në Kurbin/ Zjarr përfshin stallën e derrave, digjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Fushë-Gjormë të Kurbinit, ku një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një stallë derrash, duke shkaktuar vdekjen e afro 450 krerëve dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, stalla është shkrumbuar plotësisht dhe flakët nuk lanë asgjë të shpëtojë. Ferma ku ndodhi ngjarja është në pronësi të shtetasit Petrit Ndreca.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të neutralizuar flakët, ndërsa grupi hetimor nisi menjëherë verifikimet për zbardhjen e rrethanave. Ende nuk dihen shkaqet e saktë të rënies së zjarrit, ndërsa pritet ekspertiza piroteknike për të përcaktuar origjinën e flakëve.

Paraprakisht, dëmet llogariten në dhjetëra mijëra euro, duke qenë se bëhet fjalë për një numër të madh kafshësh të ngordhura dhe infrastrukturë të shkatërruar plotësisht.

 

Të fundit