Flash News

E-TJERA

E vërteta e restaurimeve në Spaç, Fatos Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

E vërteta e restaurimeve në Spaç, Fatos Lubonja zbulon

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu i Spaçit përballë kamerës së emisionit “Odeon”, lidhur me ndërhyrjet që po kryhen për realizimin e një filmi artistik mbi Revoltën e vitit 1973.

 I pranishëm fizikisht në vendin ku ai vetë ka vuajtur dënimin, Lubonja denoncoi çfarë ai e quajti “improvizim pa projekt”, i cili po dëmton kujtesën historike të vendit dhe vetë autenticitetin e objektit. Në deklaratën e tij, Lubonja shprehet:

“Filmi pretendon se i duhet skena dhe i duhet skenografia e vitit '73 dhe nisur me këtë ide kanë bërë disa ndërhyrje për të ndryshuar dhe ndoshta për ta bërë si në vitin '73. Mirëpo kjo ka shumë probleme. Nëse ti do ta bësh siç ka qenë në vitin '73 duhet të shkatërrosh shumëçka sepse për shembull këtu janë dy pallate siç e shikoni dhe në vitin 73 ai pallati i kuq që është atje nuk ka qenë. Po si, do ta prishim pallatin e kuq dhe ta kthejmë tek viti 1973? Po ashtu duhet të tregojnë atë muzeun që kanë parashikuar në hyrje dhe këtu të ndjesh atmosferën. Të flasin këto rrënojat që s'duhet të ishin të tilla, flasin për këto 35, për pandjeshmërinë. Është dhe kjo pjesë e historisë.”

Më tej ai shton se ndërhyrjet që po kryhen për skenografinë e filmit janë në thelb kundërvënie ndaj historisë reale të vendit:

“Mjafton të shohim atë që ishte e bardhë e suvatuar dhe pastaj meqë u ngrit zëri filluam ta bëjmë si të vjetër, tregon hipokrizinë e kësaj narrative sepse që të jemi realist. Nëse ti do ta bësh filmin siç ka qenë në atë kohë ti këtë ndërtesë do ta bësh goxha të mirë.”

Ai kritikon edhe vetë institucionet përgjegjëse, duke përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës dhe ministrin Blendi Gonxhe, për mungesë transparence dhe mungesë plani:

“Unë kam debatuar dhe personalisht me ata që kanë bërë këtë deklaratë (Ministrin Gonxhe). Ata nuk janë të sinqertë sepse nëse është një projekt muze, ata duhet ta kishin bërë të gjithë projektin. I gjithë projekti duhet të bëhej. Sa kushtojnë të gjitha dhe pastaj me faza. Vet fakti që një herë e bën me suva të bardhë e pastaj e bën një herë dritare e pastaj nga dritare e bën derë atë, tregon se ata nuk kishin as projektin se çfarë do bëjnë.”

“Për mua kanë qenë improvizim apo çfarë ka imagjinuar regjisori dhe hajd ti lyejmë ato këtej këtu. Duan të justifikojnë filmin sipas meje dhe prishjen që po bëjnë me muzeun, ndërkohë që projektin e muzeut e para si vizion e kanë të qartë që duhet të jetë vizion arkeologjik që kanë thënë italianët, që të ruhen, të konservohen dhe këtu çfarë ka ndodhur? Nëse ti do ruash e do konservosh, gjëja e parë që do të bësh është të forcosh çatitë e ndërtesave që të mos shemben nga uji...”

 

Të fundit