Flash News

E-TJERA

Përplasjet te Urdhri i Psikologut, Treska shpall pavlefshmëri të zgjedhjeve

Përplasjet te Urdhri i Psikologut, Treska shpall pavlefshmëri të

Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, ka refuzuar të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 5 qershorit 2025, duke e shpallur procesin të pavlefshëm për shkelje procedurale.

Vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar i institucionit, me 8 vota pro, duke argumentuar se nuk është përmbushur kushti i shumicës së thjeshtë të anëtarëve aktivë për zgjedhjen e presidentit të ri dhe të këshillit të ri kombëtar.

“Sipas Regjistrit të anëtarëve aktivë me të drejtë vote të Urdhrit të Psikologut në datën 05.06.2025, rezulton se Asambleja Kombëtare përbëhet nga 1480 anëtarë. Sipas procesverbalit të Komisionit Zgjedhor, kanë marrë pjesë në votim 451 anëtarë. Në këto kushte, bazuar në Ligjin 40/2016, neni 15, pika 3, gërma a), nuk është arritur shumica e thjeshtë e të gjithë anëtarëve për të zgjedhur Presidentin dhe Këshillin Kombëtar”, thuhet në vendim.

Ky zhvillim rihap tensionet brenda institucionit të psikologëve në vend, teksa procesi i tranzicionit drejt drejtimit të ri mbetet i paqartë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kandidatura fituese apo nga Komisioni Zgjedhor mbi vendimin e Këshillit Kombëtar.

Përplasjet te Urdhri i Psikologut, Treska shpall pavlefshmëri tëPërplasjet te Urdhri i Psikologut, Treska shpall pavlefshmëri të

Të fundit