Flash News

Bota

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/Reagon Kaja Kallas: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/Reagon Kaja

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka reaguar për konfliktin Iran-Izrael.

kaja kallasPërmes një postimi në platformën X, Kaja Kallas bën me dije se komunikoi sot me ministrin e jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi.

Ajo thekson se vetëm diplomacia mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit, ndërsa nënvizon qëndrimin e BE-së, që Irani mos të lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore.

“Fola me ministrin e jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi.

Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon është rrezik i lartë. Diplomacia duhet të mbizotërojë. BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë: Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore. Vetëm diplomacia mund të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme dhe BE-ja është e gatshme të mbështesë”, shkruan shefja e diplomacisë evropiane.

Të fundit