Flash News

Ditari i Opozitës

"Misioni i opozitës vazhdon"/ Balliu takim me demokratët e rinj: Vjedhjet e regjimit nuk do të na ndalin!

"Misioni i opozitës vazhdon"/ Balliu takim me demokratët e
Klevis Balliu

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me demokratët e Rinj. Në një reagim në rrjete sociale, Balliu ka ndarë foto nga takimi ndërsa shkruan se misioni i opzoitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme vazhdon me vendosmëri. 

Në qendër të diskutimeve ka qënë edhe largimi i të rinjve nga vendi, ku Balliu u bën thirrje për të qëndruar, për të ndërtuar dhe për të ndryshuar Shqipërinë së bashku.

Postimi i Balliut

Me Demokratët e Rinj – më të përkushtuar se kurrë për të sjellë ndryshimin!

Kënaqësi të bisedoja sot me disa të rinj plot pasion për Shqipërinë. Në këto momente të vështira për vendin, ata janë shpresa dhe energjia që na frymëzon!

As propaganda dhe as vjedhjet e regjimit nuk do të na ndalin. Misioni ynë për zgjedhje të lira dhe të ndershme vazhdon me vendosmëri.
“DONT GO” nuk është thjesht një slogan — është një thirrje për të qëndruar, për të ndërtuar dhe për të ndryshuar së bashku.
Të rinjtë nuk duhet të largohen. Të rinjtë duhet të dëgjohen.
Ne jemi me ta. Shqipëria ka nevojë për ta. E ardhmja fillon tani — këtu.

Të fundit