Flash News

E-TJERA

Skandal në çerdhen italiane/ Fëmijët dhunoheshin e ushqeheshin nga plehrat, mes tyre edhe një shqiptar

Skandal në çerdhen italiane/ Fëmijët dhunoheshin e

Hetimet e karabinierëve në qytetin e Astit, të koordinuara nga Prokuroria vendase, kanë zbuluar një skandal tronditës që ka ndodhur brenda mureve të çerdhes private “Albero dei Ragazzi”. Sipas raportimeve të agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, fëmijët e vegjël janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga edukatoret, përmes dhunës fizike, psikologjike dhe ofendimeve të vazhdueshme.

Pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e çerdhes kanë dokumentuar episode të tmerrshme: fëmijët tërhiqeshin me forcë për t’i ndaluar të lëviznin nga vendi i tyre, ndëshkoheshin pa arsye dhe detyroheshin të uleshin në dysheme në cepa të dhomës si formë dënimi. Një fëmijë me origjinë shqiptare është fyer në mënyrë të përsëritur, ndërsa një tjetër fëmijë me ngjyrë është ofenduar me fjalën raciste “Zulù”.

Skandali nuk ndalet me kaq. Sipas hetuesve, një vajze të vogël i janë dhënë për të ngrënë ushqime të marra nga koshi i mbeturinave, ndërsa një nga edukatoret ka kontrolluar çantat e fëmijëve për të marrë ushqimet e përgatitura nga prindërit.

Karabinierët e kanë përshkruar situatën si “të mjerë dhe të trishtuar”, ku përkundër një ambienti të këndshëm dhe lozonjar për fëmijët, ka mbizotëruar frika, terrori dhe ankthi.

Si rezultat i këtyre fakteve tronditëse, Gjykata e Astit ka urdhëruar masën e ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të profesionit për dy edukatore, të cilat akuzohen për keqtrajtim në bashkëpunim ndaj të miturve që u ishin besuar. Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në vijim.

Të fundit