Flash News

Bota

Shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem, Irani sulmon me mbi 100 raketa

Shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem, Irani sulmon me

Tel Aviv dhe Jerusalemi janë tronditur mbrëmjen e sotme nga shpërthime të fuqishme, pasi Irani ka lëshuar një breshëri me mbi 100 raketa drejt territorit izraelit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për një kolonë të madhe tymi që është ngritur në qendër të Tel Avivit, ku ndërtesat u drodhën nga fuqia e shpërthimeve.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan se breshëria e raketave balistike ka ardhur drejtpërdrejt nga Irani, ndërsa mbrojtja ajrore është aktivizuar për të neutralizuar kërcënimin.

Ushtria izraelite përsëriti thirrjen urgjente për qytetarët që të qëndrojnë në strehimore kundër bombave deri në një njoftim të dytë.

Gazetarët e AFP-së raportojnë gjithashtu për shpërthime të forta edhe në Jerusalem, ku janë dëgjuar alarmet e sulmit ajror.

Situata mbetet tepër e tensionuar, ndërsa reagimi i plotë i autoriteteve izraelite dhe ndërkombëtare pritet në orët në vijim.

 

Të fundit