Flash News

E-TJERA

Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike

Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot,

Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën (11 Maj) kanë pësuar vdekje klinike.

Në lumin ku ranë dy nxënësit, miqtë e tyre kanë lënë lule, ndërsa atje u gjet edhe emigranti shqiptar Levian Goga që u zhyt në ujë për t’i nxjerrë fëmijët, raporton Protothema.gr.

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj”, shkruhet në shënimin e lënë nga miqtë e dy të miturve në vendin e tragjedisë.

14-vjeçari dhe shoku i tij 12-vjeçar qëndruan nën ujë për 20 minuta, derisa emigranti shqiptari arriti që t’i nxjerrë nga uji.

Ndërsa u deshën edhe 30 minuta të tjera që të dërgoheshin në spitalin e Artës, ku mjekët zhvilluan “betejë” për t’i rikthyer në jetë.

Ata u transferuan më pas në spitalin e Rios ku u trajtuan në kujdesin intensiv në gjendje kritike. Përafërsisht dy ditë pasi ranë në lumë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fëmijët pësuan vdekje të trurit.

Të fundit