Flash News

E-TJERA

Aksident në Rrugën e Arbrit, përfundojnë te Trauma dy turistë të huaj

Aksident në Rrugën e Arbrit, përfundojnë te Trauma dy
Pamje nga aksidenti

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e Arbrit  në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”. Dy turistë me kombësi të huaj janë aksidentuar teksa ishin duke udhëtuar me motor. 

Mësohet se dy turistë po udhëtonin nga Maqellara në drejtim të Bulqizës dhe si pasojë e një parakalim të gabuar kanë humbur kontrollin e motomjetit dhe janë përplasur me murin e sipërm të rrugës.

Ata u dërguan fillimisht në spitalin e Bulqizës ku morën ndihmën e parë dhe më pas janë nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Të fundit