Flash News

E-TJERA

Nga dielli në vranësira, si do të jetë moti këtë të premte në Shqipëri

Nga dielli në vranësira, si do të jetë moti këtë

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

Sipas parashikimeve, orët e pasdites do të shoqërohen me kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin, kryesisht në zonat lindore, por pa reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C në Ersekë, deri në 33°C në qarkun e Elbasanit – që do të shënojë edhe temperaturën më të lartë për ditën e sotme.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi që arrin deri në 35 km/h, duke sjellë dallgëzim të lehtë në brigjet detare, në nivelin 1–2 ballë.

Të fundit