Flash News

E-TJERA

Zjarr në Kavajë, përfshihet nga flakët një pikë grumbullimi hekurash

Zjarr në Kavajë, përfshihet nga flakët një pikë
Pamje nga zjarri

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë këtë të shtunë në një pikë grumbullimi hekurash për Skrap në Kavajë.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa flakët janë përhapur të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve, sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. 

Të fundit