Flash News

Ditari i Opozitës

Mirënjohje Edi Ramës që vjedhjen e 11 majit e bëri përpara kamerave!

Mirënjohje Edi Ramës që vjedhjen e 11 majit e bëri

Nga Petrit Vasili

Çdo vjedhje lë gjurmë kjo dihet.

Por kur hajdutët janë profesionistë gjurmët janë të pakta dhe zbulohen me vështirësi dhe kjo dihet.

Që Edi Rama është shkollëpak dihet edhe kjo.

Që lëshoi hordhitë e patronazhistëve për të vjedhur vota dihet po e po.

Por që të ishin kaq të trashë sa të vidhnin përpara kamerave kjo nuk dihej.

Që një patronazhist do të hidhte vetë një tufë votash para kamerave me thënë të drejtën nuk dihej.

Që komisioneri patronazhist do të nxirrte fletën e votimit nga kutia për të parë si u votua dhe do ta fuste prapë në kuti për zotin nuk dihej as kjo.

Që 49 herë e njëjta kartë identiteti do të regjistrohej për 49 persona të ndryshëm as kjo nuk dihej.

Që treni bullgar do të bëhej ditën për diell përpara kamerave të qendrave të votimit si në film sigurisht nuk dihej

Që një të moshuari i mbeten dy fletët e votimit në dorë dhe s'dinte ku ti çonte derisa i morën patronazhistët dhe i "sistemuan" siç dinë ata vetë, vërtet nuk dihej as kjo

Nuk na mbetet gjë tjetër, por duhet falënderuar shumë Edi Rama dhe një mirënjohje shumë e madhe shkon për të sepse të gjithë vjedhjen e 11 majit e bëri përpara kamerave dhe i varrosi zgjedhjet po vetë.

Shkollepakesia e Edi Ramës e ndihmoi demokracinë sepse provat, faktet dhe dëshmitë e krimit zgjedhor i prodhoi ai vetë.

Ndaj mirënjohje të sinqertë Edi Ramës për këtë transparence dhe sinqeritet, ai nuk vodhi fshehurazi, por si njeri me karakter vodhi hapur, me kurajo dhe përpara kamerave.

Ky është burrë shteti i vërtetë dhe i hapur edhe në vjedhje duke mos i fshehur asgjë popullit.

P.S. Shihni fotot se si patronazhisti merr kutinë, fut dorën, e nxjerr votën e një votuesi nga kutia, e kontrollon dhe pastaj e fut prapë në kuti.

Të fundit