Flash News

E-TJERA

EMRI/ Përplasi 5 këmbësorë, 39-vjeçari kapet nga policia në Kamëz

EMRI/ Përplasi 5 këmbësorë, 39-vjeçari kapet nga

Një 39-vjeçar, i cili kreu manovra të rrezikshme me “Audi”, ka përplasur pesë këmbësorë në rrugën “Halit Haxhija” në Tiranë.

Pas aksidentit, ai braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap shpejt nga policia dhe është vënë në pranga.

Këmbësorët morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në pranga ra Përparim Bilja.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Bllokohet automjeti tip “Audi” dhe  39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshm

 

 

Të fundit