Flash News

E-TJERA

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, ambasadorja: Po kalojmë orë shumë të vështira

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, ambasadorja: Po kalojmë

Pesë shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në tokën izraelite për shkak të konfliktit Izrael-Iran që nisi të premten. 

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka dhënë detaje në Klan New lidhur me gjendjen e tyre. 

“Po ne jemi të gjithë mirë. Sigurisht, kaluam dhe po kalojmë orë shumë të vështira, por jemi mirë”, tha ajo.

Tre prej shqiptarëve të mbetur në Izrael janë me vizë turistike, ndërsa dy prej tyre me qëllim të përkohshëm.  Kumbe sqaron se gjendja e tyre është mirë, por padyshim që ndihen të frikësuar. Ambasadorja shton se po punohet për rikthimin e tyre në Shqipëri. Duke marrë parasysh dhe prezencën e shqiptaro-izraelitë aty, edhe për këta nuk raportohen të plagosur apo dëme materiale.

“Qytetarët shqiptarë të ndodhur këtu përkohësisht, janë mirë. Janë të frikësuar, për hir të së vërtetës. Jemi në kontakte të vazhdueshme me ‘ta, që në momentin që nisi sulmi dhe u vetëdeklaruan e kërkuan asistencën tonë. Siç ju thash e në fillim, janë orë shumë të vështira dhe është e kuptueshme gjendja e rënduar psikologjike herë pas here e qytetarëve.

Për ne sidomos, që vijmë nga vendet evropiane dhe vendet e paqta, janë realitete komplet të panjohura e shumë të vështira për t’u menaxhuar, si në aspektin emocional, ashtu dhe në aspektin praktik. Jemi përveçse në kontakte të vazhdueshme, po punojmë intensivisht për të mundësuar rikthimin e tyre në shtëpi. Ndërkohë, këtu kemi e të gjithë shqiptarët e komunitetit shqiptaro-hebraik, që janë praktikisht shqiptaro-izraelitë. Dhe ata janë mirë. Deri tani nuk kemi të raportuar, fatmirësisht, asnjë dëm material ose plagosje ndër ‘ta”, tha ajo.

Të fundit