Flash News

Bota

Gattuso emërohet trajner i ri i Kombëtares së Italisë

Gattuso emërohet trajner i ri i Kombëtares së  Italisë

Gennaro Gattuso është emëruar zyrtarisht si trajner i ri i Kombëtares së Italisë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, e cilësoi atë si “një simbol të futbollit italian” dhe sqaroi se prezantimi i tij do të kryhet të enjten në Romë, kur ai do të marr zyrtarisht drejtimin e ekipit.

“Fanella e Azzurrëve është si një lëkurë e dytë për të. Motivimi, profesionalizmi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për përballimin e sfidave të ardhshme të Kombëtares. I vetëdijshëm për rëndësinë e objektivit që duam të arrijmë, e falënderoj për gatishmërinë dhe përkushtimin me të cilin e pranoi këtë sfidë.

Ai e ndan plotësisht projektin e FIGC-së për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit tonë, me Azzurrët në qendër të këtij vizioni strategjik”, deklaroi Gravina.

Gattuso ka qenë një nga figurat më ikonike të Italisë. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006 dhe ka 73 paraqitje me fanellën e Kombëtares si futbollist.  Po ashtu, Gattuso ka drejtuar disa klube të njohura si Milani, Napoli, Valencia, Olympique Marseille dhe së fundmi Hajduk Split.

Të fundit