Flash News

E-TJERA

Mbetën në det të hapur, Policia Kufitare nxjerr në breg 8 shtetasit e huaj

Mbetën në det të hapur, Policia Kufitare nxjerr në breg 8

Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë në dy raste në Vlorë dhe Dhërmi, 8 shtetasve që kishin mbetur në det për shkak të problemeve me mjetet e tyre lundruese.

Pas marrjes së njoftimit nga SPK Triport, se një gomone me 4 shtetas në bord kishte pësuar defekt rreth 1 milje larg zonës së Shën Janit, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë.

Policia Kufitare bëri të mundur shoqërimin e gomones, e cila kishte pësuar defekt, deri në stacion, së bashku me 4 shtetasit në bord, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu edhe 4 shtetas që po lundronin me kanoe në plazhin e Porto Palermos ishin bllokuar në det dhe kërkonin ndihmë. Të 4 shtetasit e huaj u nxorrën në bregdet, në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Të fundit