Flash News

E-TJERA

Shkaktoi aksident me vdekje dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë

Shkaktoi aksident me vdekje dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet

Policia ka arrestuar 35-vjeçarin i cili aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

35-vjeçari u ndalua pasi Gjykata e Lezhës i caktoi masën “arrest në burg”.

"Si rezultat i sigurimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi në Tiranë dhe ndalimi i autorit, shtetasit T. N., 35 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 29.05.2025, në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F. H., 59 vjeç, banues në Kurbin, dhe pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

35-vjeçari u ndalua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. B., 23 vjeç, për veprat penale “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë veprimeve procedurale ka dhënë deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke pretenduar se ishte ai drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që nga aktet hetimore është provuar se drejtues i automjetit ishte shtetasi T. N", njofton policia.

Të fundit